Penalltia më e keqe në futboll, rrezikohen tifozët

Në ndeshjen Nuneaton Sports dhe Stratford Town është goditur penalltia më e keqe e historisë së futbollit.

Me siguri kemi parë penallti të ekzekutuara në mënyrë më skandaloze, por asnjëherë nuk është vënë në rrezik jeta e tifozëve mbrapa portës.

Lojtari i ekipit vendas, i cili luan në kategorinë e shtatë angleze, ka goditur një penallti për t’u harruar dhe ka shpëtuar mirë sepse topi ka goditur një nga dritat e stadiumit, por për fat të mirë askush nuk ka qenë poshtë saj në atë moment pasi mund të kishte ndodhur diçka tragjike./apel.media