PD sulmon kreun e KED dhe Arta Markun/ “Paracaktuan me Ramën anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”

Pas shumë diskutimeve në seancën plenare të ditës së sotme, u arrit që të votoheshin dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Deputetët votuan duke përzgjedhur Elsa Toskën dhe  Fjona Papajorgji, për të plotësuar vakancat në Gjykatën Kushtetuese.

Lidhur me këto votime ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila përmes Gazmend Bardhit thotë se Edi Rama i ka paracaktuar anëtarët e rinj të gjykatës. Sipas tyre, Kryeministri sëbashku me Arta Markun dhe Ardian Dvoranin kanë eleminuar garën për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Edi Rama, nëpëmjet KED, ka paracaktuar anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Prandaj e kishte jetike kapjen e KED, të cilin e bllokoi për dy vjet, bashkë me Gjykatën Kushtetuese, derisa e mori nën kontroll me Ardian Dvoranin dhe Arta Markun. I gjithë procesi i kryer nga Kryetari i KED, Ardian Dvorani, me porosi të Edi Ramës, ka sjellë një produkt antikushtetues dhe që eleminon garën”,- tha Bardhi./apel.media