Partia Demokratike përkujton këtë të shtunë 60 vjetorin e lindjes të liderit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, lëvizje që solli dhe rrëzimin e komunizmit në Shqipëri.

Në përkujtim të veprës së “Heroit të Demokracisë” ka reaguar dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bislim Ahmetaj, ish-drejtues i forumit politik “Grupimi Dhjetori ’90-të”, dhe Sekretar për të Drejtat e Njeriut në PD, Bislim Ahmetaj.
Në një shkrim të gjatë në Facebook, Ahmetaj shprehet: “Azem Hajdari sot është Nder, Gjergj dhe Flamur Kombëtar”.