PD-ja duhet të shpëtojë rrënimin e identitetit të saj!

Nga Ilirjan Blloshmi

Ka një formulim lakonik ai me të cilin kryetari “de facto” i PD-së Sali Berisha po justifikon pafajsinë e tij për krizën që ka mberthyer PD-në. Sipas Berishës, PD-së “zjarrin ja kanë vëne të tjerët”, pra ai mundohet ta shuaj këtë zjarr. A thua sikur Berisha nuk ka qënë aty gjatë kësaj kohe. Berisha aty ka qënë, ka qënë Berisha ai që kercenonte të gjithë ata që kritikonin Lulin. Ka qënë Berisha që dërgonte Agron Kulicajn e të tjerët për të kërcënuar ata drejtues dhe kryetar degësh që ishin kundër Lulzim Bashës.

I ndjeri Sokol Olldashi thoshte “ Luli u bë kryetar se ishte më i bukur se Flamuri (fjala është për Flamur Nokën). Olldashi thoshte kështu pasi. Berisha para se të jepte “dorheqien” nga PD-ja. Kishte vendosur ti propozonte bazës Flamur Nokën për kryetar të PD-së. Gjë e cila më pas nuk u bë. Arsyeja? Këtë e di vetëm Berisha.

Foltorja e Berishës i ngjan levizjes që bëri Ben Blushi para ca vitesh tek partia Socialiste. Si Blushi në atë kohë dhe Berisha sot, kërojnë garanci për veten dhe familjarët e tyre. Pra mos denohen. Justifikimi metaforik i Sali Berishës ndaj demokratëve për Lulzim Bashën, me preteksin se nuk e ka njohur, është po aq fyes sa ditën kur Sali Berisha me forcë e beri kryetar të Pd-së. Sali Berisha po i ikën përgjjthësisë, asaj përgjithësie që ai vete është shkaktar.

Por sot Sali Berisha nuk ka as hallin Lulit e as hallin e PD-së. Ai ka hallin e vet. Sot Sali Berisha po “lufton” për veten e tij dhe të familjes së tij. Këtë po e bën në kurriz të PD-së.

E djathta shqiptare ose më saktë PD-ja duhet të dizenjohet pa Berishën. Ekipi drejtues i saj duhet të mos ketë asnjë lidhje me komunizmit. PD-ja e sotme, duhet të tërheqë pjesën që nuk voton, të tërheqë qytetarët që protestojnë duke mos votuar. Ekipi drejtues i PD-së, duhet të krijojë një gravitacion që të afrojë njerzit e thjeshtë, të lënë mënjanë, ata të braktisurit sidomos kur PD-ja ka qënë në pushtet. Duhet të merret me këtë kategori, para se ti kushtojë një vëmëndje të veçantë grupeve të pasura. Por që të ndodhë kjo PD-ja dhe e djathta në përgjithësi duhet të shkeputet nga e shkuara e saj. Fjala bie. Nuk mund të marrë votën e kësaj kategorie në qarkun e Elbasanit, as Luciano Boci, as Endri Hasa, e as ca të tjerë që janë sekserë të çdo pushteti.

Shkëputja nga këta individë do fromëzonte një PD më të thjeshtë, më energjike, që do ishte një shpresë për njerzit që vuajnë mungesën e demokracisë në këtë vënd. Zhgënjimi i rëndë i qytetarëve, në të gjitha pikpamjet, dhe mbi të gjitha, revolta ndaj “të keqes së të gjitha të këqijave”; korrupsionit. Kërkon një PD të pastër. Kërkon njerez si kryetari i PD-së në Kavaje dhe jo si deputetja e Kavajës. Grida përvecsë manaqyr-pedikyr, nuk di gjë tjeter. Arroganca e Gridës dhe si-Gridave të tjera në PD nuk i duhet as dreqit.

Përgjegjesi kryesor për shkatërrimin e të djathtë dhe PD-se në veçanti është Sali Berisha, jo vetëm për ndikimin e tij në formimin e struktuarve drejtuese brenda në PD por dhe politikat anti të djathta që ai ka ndejekur gjithë keto vite. Kur Sali Berisha dhe e djathta kanë qënë në pushtet, çdo problem qeveritar e zgjidhnin duke rihartuar nivelet e taksave dhe buxhetin e shtetit. Gjë që bie ndesh me politikat e së djathtës pasi një e djathtë normale kërkon një shtet të vogël, të qendrueshëm, dhe jo të bezdisshëm.

Kur PD-ja humbi zgjedhjet dhe Berisha iku nga drejtimi i saj. La një parti të shkatërruar, pa filozofi, pa ide, pa organizata partnere, pa struktura, pa institute, pa ekspertë, pa shoqata biznesesh. Çelsat e derës i mbante Flamur Noka dhe çelsat e drejtimit Lulzim Basha. Sot PD-ja po paguan çmimin e arrogancës së Sali Berishës dhe korrupsionit të saj në të gjitha nivelet. Këto veprime të bëra nga Berisha ndër vite janë një shembull që ai është armiku kryesor i së djathtës. Nëse sot Berisha flet për demokracinë apo për të djathtën ai gënjen. Pasi është vet ai që kur ka qënë në pushtet ndjekur politika anti-të djathta. Shpetimi i vetëm i PD dhe të djthatës është shpetimi i rënimit të saj.