PD/ Indrit Hoxha kandidon për primaret në Bashkinë e Vorës: “Ta kthejmë zonën në motor zhvillimi”

Indrit Hoxha ka prezantuar kandidaturën në primaret për Bashkinë e Vorës që po zhvillon grupi i Sali Berishës. Hoxha tha se Vora ka potenciale të forta ekonomike dhe se zhvillimi tyre do të ta kthejë ...
PD/ Indrit Hoxha kandidon për primaret në Bashkinë e Vorës: “Ta kthejmë zonën në motor zhvillimi”
Foto: PD/ Indrit Hoxha kandidon për primaret në Bashkinë e Vorës: “Ta kthejmë zonën në motor zhvillimi”

Indrit Hoxha ka prezantuar kandidaturën në primaret për Bashkinë e Vorës që po zhvillon grupi i Sali Berishës. Hoxha tha se Vora ka potenciale të forta ekonomike dhe se zhvillimi tyre do të ta kthejë zonën ën motor zhvillimi.

Për Hoxhën banorët e Vorës po vuajnë mungesën e shërbimit dhe qeverisjes që kur, sipas tij, drejtimin e morën socialistët, ndërsa kërkoi mbështetjen e demokrateve për zgjedhjen e tij.

“Me përgjegjshmëri të lartë dhe duke vlerësuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve lokale si një proces kyç, madhor dhe i patjetërsueshëm për kthimin e besimit të shqiptarëve tek vota e lirë, unë Indrit Fatmir Hoxha, si Sekretar për Diasporën paraqes kandidaturën time për Bashkinë e Vorës. Këtë akt e kryej në vazhdën e figurave të rëndësishme politike të Partisë Demokratike që zgjodhën të përballen në bashkitë më të vështira duke hequr dorë nga mandatet, apo duke i dhënë peshën e duhur politike garës. Unë besoj se rëndësia e këtyre zgjedhjeve përligj një impenjim në terren të drejtuesve më të lartë të PD. Unë jam veçse një kontribuues modest në këtë drejtim, por kam energjinë dhe motivimin për ta fituar këtë garë. Bashkia e Vorës, një bashki tradicionalisht e djathtë sot është e uzurpuar padrejtësisht nga socialistët të cilët po i privojnë elektoratit të saj real dhe qytetarëve shërbimet, vendimmarrjen një qeverisje vendore të denjë. Së bashku do të bëjmë që Vora të shpërthejë potencialin e saj, do të bëjmë që ajo të jetë nyja industriale e Shqipërisë në trekëndëshin më të zhvilluar të ultësirës perëndimore, Tiranë-Durrës-Lezhë. Unë kandidoj për t’i dhënë bashkisë drejtimin e nevojshëm në funksion të shpërthimit të impulseve që ka zona e mrekullueshme e Vorës në të gjithë dimensionin, në të gjithë territorin e saj me diversitet, me rëndësi ekonomike dhe me potencial për të qenë një motor zhvillimi për të gjithë Vorën”, tha Hoxha.