PD denoncon abuzimet me tenderat/ Tek “Unaza e Re” janë 130 milion euro tendera të paracaktuar

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Helidon Bushati ka denoncuar sipas tij aferat korruptivet me tenderat e qeverisë ku vetem tek “Unaza e Re” janë 130 milion euro tendera të paraca...
PD denoncon abuzimet me tenderat/ Tek “Unaza e Re” janë 130 milion euro tendera të paracaktuar
Foto: PD denoncon abuzimet me tenderat/ Tek “Unaza e Re” janë 130 milion euro tendera të paracaktuar

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Helidon Bushati ka denoncuar sipas tij aferat korruptivet me tenderat e qeverisë ku vetem tek “Unaza e Re” janë 130 milion euro tendera të paracaktuar.

Statusi Deputetit:

ARRSH e Ballukut do të zhvillojë 7 tendera për ndërtimin e pjesës së mbetur të Unazës së Tiranës, me vlerë 130 milion euro.
Tenderat janë të parafiksuara si llokma në tryezën e oligarkëve, por faturën e paguajnë qytetarët shqiptarë përmes taksave të tyre, që rriten përditë.
Çdo llokmë tenderi të kësaj unaze 20 milion euro për kilometër futet në barkun e korrupsionit endemik të Edi Ramës që qeras oligarkët.
Unaza e Korrupsionit të Edi Ramës do të denoncohet edhe më fort, me fakte e prova, për prokurorinë e paralizuar përballë korruspionit që ka kapur shtetin.