PD çon në SPAK konçesionin e check-up-it

Partia demokratike akuzon për korrupsion koncesionin e check-up-it.

Ish-deputetja, Albana Vokshi, në një deklaratë për mediat tha se koncesioni manipulon formularët ndër vite për bërjen e analizave. Sipas saj, në qendra shëndetësore janë shpërndarë me mijëra formualrë të vitit 2015, që duhet mbushur sipas informacioneve që po çon konçesionari muajt e fundit.

Gjithashtu PD disponon prova, se përfundimi i analizave të bërë nga ky koncesion, është i ndryshëm nga analizat e kryera në privat apo shtet.

Në këtë mënyrë PD i ka bërë thirrje të gjithë mjekëve, që të mos plotësojnë asnjë formular të analizave të check-up-it, për vitet e shkuara.

Gjithashtu në deklaratën nga selia e Partisë Demokratike u tha se shqiptarët paguajnë 15 euro për analizë dhe nuk e kanë falas, ndërsa në xhepat e Vilma Nushit 12.6 milion euro, për rreth 500 mijë analiza të pakryera kurrë./apel.media