Patozi për deputetët e PD: Ulni “armët” ndaj vetes dhe drejtojani atij që keni përballë

Largësia nga PD, i jep Astrit Patozit qartësinë për të parë ngjarjet me ftohtësi dhe për të dhënë një këshillë për PD ende në konflikt. “Në këtë kohë që ka mbetur, të ulin “armët” që kanë ngritur prej...
Patozi për deputetët e PD: Ulni “armët” ndaj vetes dhe drejtojani atij që keni përballë
Foto: Patozi për deputetët e PD: Ulni “armët” ndaj vetes dhe drejtojani atij që keni përballë

Largësia nga PD, i jep Astrit Patozit qartësinë për të parë ngjarjet me ftohtësi dhe për të dhënë një këshillë për PD ende në konflikt.

“Në këtë kohë që ka mbetur, të ulin “armët” që kanë ngritur prej 1 viti e gjysëm dhe t’ia drejtojnë atij që kanë përballë. Nëse përqëndrohemi që secili të bëjë punën e tij në opozitë, ne, ndoshta i’a dalim që rezultatin proporcional ta kemi më të lartë se Edi Rama, qoftë me 1 votë.”- u shpreh zoti Patozi për emisionin “Pa Censurë” në RTSH.

Zoti Patozi ishte i qartë se Lulzim Basha nuk mund të jetë një faktor që ndihmon PD.

“Lulzim Bashën nuk e llogaris më as si faktor i rëndësishëm politik në Shqipëri. Nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmmen, mbase do të rilindë nga hiri, por nuk besoj tek legjendat. Nuk e gjej Lulzim Bashën si një figurë që mund të përcaktojë zhvillimet brenda PD me logo ose pa logo.”- tha Astrit Patozi.