Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme, në fshatin Drenie në Patos.
Një 39- vjeçar ka humbur jetën pasi mjeti tip zetor që ai po drejtonte ka humbur kontrrollin.
Njoftimi i policisë:
“Sot rreth orës 11:05, në fshatin Drenie, Patos, mjeti tip “Zetor”, me drejtues shtetasin B.T, 39 vjeç, banues në Fier, është përmbysur dhe për pasojë ka ngelur i vdekur drejtuesi i mjetit”.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./apel.media