Paskal Milo aspak optimist për integrimin: “Shqipëria mund të mbetet thjesht vend partner, si Turqia”

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, nuk është optimist për integrimin e Shqipërisë në BE. Ai thotë se me presidencën franceze gjërat do të bëhen akoma më të vështira dhe Shqipëria mund të mbetet thjesht vend partner, si Turqia.

Besoj se do ketë zvarritje të procesit. Vendet e BP do përpiqen ti mbajnë me shpresë dhe mund të ketë një plan investimesh me qëllim për të mbajtur gjallë frymën e integrimit. Aq më tepër që në janar e merr presidencën Franca që është skeptike dhe zor se do të marrë ndonjë hap. Zëvendësimi i fjalës kandidat me vend partner do të thotë shumë. Mund të shkojmë në statusin e Turqisë që vazhdon të jetë kandidate që prej 1999-ës.”