Pas vendimit të Turqisë për të mos lejuar pacientët e infektuar me koronavirus nga shtetet e tjera për t’u trajtuar në spitalet turke, Greqia ka hapur dyert për pacientët shqiptarë.
Në spitalin e Janinës janë duke u trajtuar 3 pacientë shqiptarë të infektuar me koronavirus.
Ata mbërritën 1 ditë më parë dhe i transportuan në Spitalin Universitar të Janinës me ambulance nga Kakavija.
Një nga të infektuarit është nga Himara dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dy të tjerët, 1 mësues nga Livadhi dhe një mjek nga Derviçani janë në gjendje pak më të mirë.