Pasi Rudina konfirmoi romancën me Mark Frrokun, reagon ish-bashkëshorti i saj

U desh një kohë e gjatë që aktorja e humorit Rudina Dembacaj, të pranonte lidhjen e saj me ish-deputetin Mark Frrokun.

Dembacaj publikoi ditën e djeshme në Instagram fotot ku shfaqej pranë tij ndërsa shkruante se ata janë edhe partnerë në jetë.

Ishte vetë moderatorja ajo e cila dje, publikoi fotot e realizuara krah partnerit të saj, për të konfirmuar kështu romancën mes tyre.

“E di që e donit të gjithë, por po e mbaj përvete ekskluziven. Për të gjithë ju dashamirës dhe jo, e dua si partner në jetë dhe në biznes. Vit të mbarë, me shumë dashuri Mark dhe Rudi”, shkruante Rudina në fotot ku çifti shfaqet shumë i dashuruar.

Menjëherë pas kësaj, të gjithë u bënë kuriozë për të ditur reagimin e ish-bashkëshortit të Rudinës, Aleksandër Varfaj në lidhje me këtë çështje.

Ky i fundit kishte publikuar një status disi emocional në Instagram, por ndryshe nga çfarë pretendojnë disa media, ky status ishte bërë disa orë para se të bënte publikimin Rudina.

“Një ditë do them le të shkojë gjithçka në djall dhe do lë djajtë ta luajnë lojën”.

Pjesa më e bukur e gjithë kësaj, është fotoja e publikuar ditën e sotme nga Aleksi me vajzën e tij, të dy të përqafuar dhe dukeshin kaq të mirë./apel.media