Pasi Noizy i dedikoi një këngë, Florian Marku bën premtimin publik: Do të dalë në çdo ndeshje deri te titulli i botës

Florian Marku është një ndër emrat më të suksesshëm shqiptarë, i cili na ka bërë të krenohemi gjithmonë me arritjet e tij jashtë vendit. Ai është zhvendosur prej muajsh vitesh në Londër, ku dhe vazhdon karrierën e tij.

Ai tashmë ka kryer të gjitha përgatitjet e mundshme për ndeshjen e radhës për titullin “IBF International” dhe pritet të performojë para 70 mijë shikuesve në “Tottenham Stadium” në Londër.

“Krenar që më i miri i të gjitha kohërave për mua nga artistët në Shqipëri ka bërë një këngë për mua. Ajo do jetë kënga që do të dalë në çdo ndeshje deri te titulli i botës. Prisni ta dëgjoni Marku Marku Marku.

Fillojmë me Tottenam stadium në 70 mijë njerëz publik Faleminderit vëlla, Noizy. Po vjen”, ka shkruar ai.

Këtë postim, reperi nuk e ka lënë pa i dhënë vëmendjen e duhur dhe e ka ripostuar në “InstaStory” për ndjekësit e tij.

“Gjithmonë krenar me ty vëlla. Kjo këngë është një dhuratë për ty”, u shpreh Noizy në ripostimin e bërë në InstaStory.