Pasi Meta kërkoi informacion për ministrat e qeverisë së re, SPAK kthen përgjigje

Pas kërkesës që Presidentit Ilir Meta dërgoi në SPAK, ku kërkoi informacion për ministrat e qeverisë së re, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kthyer përgjigje ditën e sotme duke treguar se asnjë prej emrave të paraqitur nuk është i regjistruar si person nën hetim . Kërkesa në fjalë bëhej për të evidentuar nëse ndonjë prej këtyre zyrtarëve janë duke u hetuar apo jo nga Prokuroria.

Njoftimi nga SPAK:

“Asnjë prej emrave të paraqitur nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme,” -thuhet në përgjigjen e SPAK.

Kujtojmë se afati i fundit që prokuroria duhej të kthente përgjigje ishte 15 shtatori, ndërkohë që SPAK është përgjigjur një ditë para.