Pasi i vodhën 2 vite më parë, digjet banesa e dy vëllezërve në Delvinë

Një banesë në Rusan të Delvinës është shkrumbuar nga flakët, në rrethana ende të paqarta. Dy vëllezërit, Jorgo Stavro dhe Aqi Gjini e përdornin banesën për të kaluar natën kur punon në tokën me ullinj. Në shtëpinë ku kishte orendi dhe prodhime artizanale nuk shpëtoj asgjë.

Sipas informacioneve në 7 vite investim kjo nuk është hera e parë që Stavro dhe Gjini përballen me një ngjarje të tillë, në vitin 2018 prodhimi i tyre i vajit u vodh në shtëpinë ku ata banojnë ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë dënojë vetëm njërin nga bashkëautorët e vjedhjes.

8 milionë lekë të vjetra është dëmi i një nate më parë, por ata frikësohen se mos dikush do të rrezikoj sërish hektarët me ullinj ku çdo vit punësohen banorët e zonës.