Pasi Gjykata ndaloi çështjen për Ardian Dvoranin, reagon Presidenca: I papranueshëm! Faktet janë aty dhe veprimet e faktuara kriminale nuk zhbëhen dot…

Presidenca ka reaguar pas vendimit të gjykatës për pushimin e çështjes ndaj Ardian Dvoranit. Me një reagim në rrjetet sociale zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi shkruan se ky vendim është i pap...
Pasi Gjykata ndaloi çështjen për Ardian Dvoranin, reagon Presidenca: I papranueshëm! Faktet janë aty dhe veprimet e faktuara kriminale nuk zhbëhen dot…
Foto: Pasi Gjykata ndaloi çështjen për Ardian Dvoranin, reagon Presidenca: I papranueshëm! Faktet janë aty dhe veprimet e faktuara kriminale nuk zhbëhen dot…

Presidenca ka reaguar pas vendimit të gjykatës për pushimin e çështjes ndaj Ardian Dvoranit.

Me një reagim në rrjetet sociale zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi shkruan se ky vendim është i papranueshëm dhe se do të ankimohet.

Sipas tij faktet janë aty dhe veprimet e faktuara kriminale nuk zhbëhen dot, pavarësisht vlerësimit jo objektiv të SPAK.

Postimi:

U deshën plot 2 vite, që SPAK të kërkonte pushimin e procedimit penal ndaj personit nën hetim, z.Ardian Dvorani dhe ndaj ish-Ministres së Drejtësisë dhe vartësve të saj.
Vendimi i sotëm i Gjyqtarit të Seancës Paraprake, që miratoi këtë kërkesë të Prokurorisë për pushimin e çështjes penale të nisur 2 vite më parë, me kallëzim të Presidentit të Republikës, është I PAPRANUESHËM dhe do të ANKIMOHET sipas rregullave procedurale dhe afateve, që përcakton Kodi i Procedurës Penale.
Kushdo, që ka konsumuar vepra penale dhe ka abuzuar me ushtrimin e funksionit publik, qoftë ish-anëtar i Gjykatës së Lartë, ish-Ministër Drejtësisë, apo funksionar tjetër i lartë do të përgjigjen para drejtësisë.
Faktet janë aty dhe veprimet e faktuara kriminale nuk zhbëhen dot, pavarësisht vlerësimit jo objektiv të SPAK për të mos u thelluar në hetimin e mekanizmit dhe bashkëpunimit kriminal dhe në arsyetimin krejtësisht të gabuar mbi rrethanat e faktit dhe elementëve të veprave penale të konsumuara nga shtetasit e kallëzuar.
Rëndësia e kësaj çështjeje, pikërisht për shkak të cenimit të besimit të publikut tek Drejtësia, nuk mund të sfumohet duke e zvarritur në kohë, dhe as me hetime të cekta, që derivojnë nga thelbi i çështjes.
Edhe një trupë ndërkombëtare ekspertize si Komisioni i Venecias veproi më shpejt dhe më objektivisht se SPAK.
Mjafton që SPAK t`i ishte referuar gjetjeve dhe vlerësimeve të Komisionit të Venecias, dhe do gjente aty një vlerësim objektiv dhe një lexim të qartë të asaj, që ligji dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë sanksionon, por edhe fajtorët se kush tentoi t’i rrëmbente Presidentit të drejtën e emërimit të gjyqtarit kushtetues, si dhe kush e la vendin 3 vjet pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë.
SPAK refuzoi ekspertizën e huaj dhe me vendimet e tij i dha mundësinë autorëve të krimeve penale të vijojnë në mbijetesën e tyre.
Drejtësia ka ende kohë për të folur!
E ardhmja u takon të vërtetave!