Pasaportat më të fuqishme në botë për 2020, sa destinacione posedon Shqipëria?

Henely Passport Index ka rradhitur pasaportat më të fuqishme, në bazë të numrit të vendeve që mund të vizitojnë poseduesit e këtyre pasaportave.

Vendin e parë e zë Japonia me plot 191 destinacione, e ndjekur nga Singapori me 190 destinacione.

Në vendin e tretë renditet Gjermania dhe Korea e Jugut me nga 189 destinacione secila.

Italia renditet në vendin e 4 me 188 destinacione. SHBA dhe Britania e Madhe renditen në vendin e 8 me plot 184 destinacione.

Kosova mban vendin e 99 me 40 destinacione, ndërsa të gjitha vendet e rajonit janë më lart se vendi ynë.

Shqipëria mban vendin e 54 me 114 destinacione, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 47 me 123 destinacione, Bonje dhe Hercegovina renditet në vendin 52 me 117 destinacione, Mali i Zi në vendin e 46 me 124 vende dhe Serbia në vendin e 33 me 133 destinacione.

Në vendin e fundit renditet Afganistani me 26 destinacione./apel.media