Pas Tiranës, Dua familjarisht në Krujën e Skënderbeut

Pas vizitës së saj në Tiranë, këngëtarja shqiptaro- britanike, me famë botërore Dua Lipa, ka zgjedhur të vizitojë nga afër Krujën.

E shoqëruar nga prindërit, Dukagjin dhe Anesa Lipa, motra dhe vëllai i saj i vogël, Dua ka vizituar Muzeun Historik dhe Etnografik që tashmë është kthyer në pelegrinazh për diasporën.

Ditën e djeshme, ylli i muzikës mbërriti në Tiranë dhe zhvilloi takim me kryebashkiakun e Tiranës me të cilin diskutoi rreth planeve të saja dhe mundësinë e një koncerti surprizë në Shqipëri.

Më pas inspektoi edhe punimet për rindërtimin e Kopshtit 42 në Tiranë, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Këngëtarja shqiptare do të financojë mobilimin e plotë të kopshtit, me kapacitet 300 fëmijë, ndërsa godina po ndërtohet me ndihmën e Fondit të Katarit.