Pas Shqipërisë edhe Greqia është zgjuar nën lëkundjet e një tërmeti të fortë.
Sipas informacioneve që vijnë nga vendi fqinj, tërmeti ka qenë me magnitudë 6.1 ballë, por fatmirësisht nuk ka shënuar viktima.
Epiqendra e tërmetit ka qënë në 74 km në perëndim të Chania, në Kretë por lëkundjet janë ndier shumë edhe në Athinë.
Tërmeti ka ndodhur në orën 8:23 të mëngjesit të sotëm. Sipas vlerësimeve, tërmeti kishte një thellësi prej 56 km./apel.media