Pas postimit të Ramës, reagon ironikisht Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas postimit të fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se ishte i prirur të besonte Autoritetin e Dosjeve në lidhje me përfshirjen apo jo të ish-Presidentit në Dosjet e Sigurimit.

Në një status në Facebook, ish kreu i shtetit është treguar ironik, ndërsa ka ndarë me ndjekësit pamje të disa karikaturave të kohës komuniste, për të cilat tha se ishin vepër e Edi Ramës. Ai shtoi se në shkrimin e porositur nga Sigurimi flitet për heroizmin e një “Mata Hari” shqiptare të quajtur Neta.

“Ju përshëndes me këtë karikaturë të karikaturistit të preferuar të Sigurimit, Edi apo Edvin Rama, përshtatur në një shkrim të revistës “Në shërbim të popullit”, 10 tetor 1983, ku çuditërisht në shkrimin e porositur nga Sigurimi flitet për heroizmin e një “Mata Hari” shqiptare të quajtur Neta.”, shkruan Meta.