Pas paundit bie dhe monedha zyrtare e Kinës në nivele rekord kundrejt dollarit amerikan

Monedha zyrtare e Kinës, Juani ka arritur nivele të ulta rekord ndaj dollarit amerikan në rritje. Juani i tregtuar ndërkombëtarisht ra në nivelin e tij më të ulët që kur të dhënat u bënë të disponueshme për herë të parë në 2011.

Monedha vendase e Kinës arriti gjithashtu pikën e saj më të dobët që prej krizës financiare globale e vitit 2008.

Ajo vjen pasi dollari vazhdon të rritet në vlerë kundrejt monedhave të tjera kryesore, pasi banka qendrore e SHBA rriti përsëri normat e interesit në fillim të këtij muaji.

Ndërkohë të mërkurën, indekset kryesore të bursave në të gjithë Azinë ranë ndjeshëm.

Indeksi standard i Japonisë Nikkei ishte 1.5% më të ulët, ndërsa Kospi në Korenë e Jugut e mbylli ditën me 2.4%. Hang Seng i Hong Kongut ishte 2.8% më i ulët.

Banka qendrore e Kinës është përpjekur të ngadalësojë rënien e juanit duke bërë më të shtrenjta bastet ndaj monedhës.

Banka Popullore e Kinës (PBOC) gjithashtu shkurtoi sasinë e valutës së huaj që bankat duhet të mbajnë. Shumë investitorë e shohin dollarin si një vend të sigurt për të vënë paratë e tyre në periudha e vështira.

Kjo ka ndihmuar në rritjen e vlerës së saj kundrejt monedhave të tjera, duke përfshirë paundin britanik, i cili arriti në nivelin më të ulët historik kundrejt dollarit të hënën.

Rënia e juanit është një shembull tjetër i dobësimit të monedhës si rezultat i dollarit të fortë.

Bëhet fjalë gjithashtu për rrugët shumë të ndryshme që po ndjekin Kina dhe Shtetet e Bashkuara në përgjigje të çështjeve ekonomike në vend.

PBOC ka lehtësuar normat e interesit për të ringjallur rritjen në një ekonomi të shkatërruar nga bllokimet e Covid, ndërsa Rezerva Federale e SHBA po lëviz në mënyrë agresive në drejtim të kundërt ndërsa përpiqet të kontrollojë inflacionin.