Pas Metës edhe LSI u kundërvihet ndërkombëtarëve: “Servilë dhe plaçkitës”

Presidenti Ilir Meta foli me një gjuhë të ashpër për ambasadorët në Shqipëri.

Pas shpërthimit të presidentit Meta, ka reaguar edhe partia e themeluar prej tij, LSI-ja, e cila ka hedhur akuza kundër BE-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili shkruan së Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri ishte një “eksperiment” i BE-së dhe se ata po gënjejnë hapur.

Sipas Vasilit nuk duhet të ketë më  servilizma që pasurojnë zyrtarucë të huaj në kurriz të shqiptarëve.

“Skandali!!BE kundër Vetingut në Maqedoni, po në Shqipëri pse bëri “eksperiment”???

Mjaft më me eksperimente skandaloze në kurriz të Shqipërisë. Mjaft më me servilizma që pasurojnë zyrtarucë të huaj në kurriz të shqiptarëve. Mjaft më me pranimin e çdo budallëku si ar të kulluar vetëm se nuk është thënë shqip. Mjaft më me plaçkitjen e shqiptarëve dhe zhbërjen e shtetit në emër të reformave korruptive dhe që kapin shtetin, por të bekuara nga ca të huaj. Është koha për të thënë një herë e mirë “Jo”!!!”,- theksoi Vasili./apel.media