Pas largimit të Berishës nga grupi parlamentar, FRPD kërkon referendum

Anëtarë të kryesisë së FRPD-së, nisin mbledhjen e firmave për të çuar në referendum të brendshëm,  largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, Kreu të Këshillit Kombëtar Edi Paloka si edhe kryesisë së partisë, FRPD kërkon që vendimi i kryedemokratit t’i nënshtrohet një referendumi në anëtarësinë e partisë si të vetmen rrugë për të ruajtur unitetin e PD-së, thuhet në shkresë.

foto galeri
foto galeri
foto galeri