Pas deklaratave provokuese të Vulin, Shqipëria thërret për sqarime ambasadorin serb në Tiranë

Ministria e Jashtme ka thirrur ditën e djeshme ambasadorin serb, Slobodan Vukçeviç, ku i është kërkuar sqarime në lidhje me deklaratat e zv.kryeministrit, Aleksandër Vulin, referuar vizitës dhe takimit të kryeministrit Rama me diasporën shqiptare në Greqi.

“Deklarata provokuese e zyrtarit serb është në kundërshtim me frymën e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit. Shqipëria është faktor i rëndësishëm që punon dhe kontribuon për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe kjo është në thelb të bashkëpunimit edhe me Serbinë.

MEPJ pret reflektim të menjëhershëm, në mënyrë që deklarata të tilla të dëmshme, të përsëritura të mos ndikojnë në marrëdhëniet tona, të cilat duhet të jenë të orientuara drejt fqinjësisë së mirë dhe integrimit evropian, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme .

‘Shqipëria e madhe mund të ndalet vetëm nga serbët dhe bota serbe”. Ishte pikërisht kjo deklarata që u bë nga zv.kryeministri Aleksandër Vulin që shkaktoi reagime.Herën tjetër që qeveria e Greqisë të mendojë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, le të kujtojë se si duket pritja e Edi Ramës në mes të Athinës. Atë që Rama nuk mundi ta përjetonte në Tiranë, e përjetoi në Athinë”- tha Vulin.