Pas 5 muajsh nga vizita në Tiranë, Rama takohet sërish me Albin Kurtin (Video)

Ashtu siç ishte parashikuar dhe në axhendë, kryeministri Edi Rama u takua sot me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Takimi është mbajtur në selinë qendrore të LVV-së në Prishtinë, ku i pranishëm ishte dhe ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Kanë kaluar pesë muaj nga takimi i tyre i fundit, kur Kurti bëri vizitën e tij të parë dhe të fundit si kryeministër i Kosovës, në Tiranë ku takoi fillimisht Edi Ramën.

Gjatë konferencës për shtyp, Kurti dhe Rama u ndanë për çështjen e Minishengenit Ballkanik, pasi Kurti kërkoi para tij një Makroshengen Shqiptar, kurse kryeministri shqiptar bëri të qartë se pa Minishengen Ballkanik nuk ka Makroshengen Shqiptar.

🇦🇱🇽🇰NË PRISHTINË – Me Albin Kurtin, Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje

Gepostet von Edi Rama am Montag, 29. Juni 2020