Partizani-Vllaznia ndez Kategorinë Superiore

Mbrëmja e sotme rezervon një përballje tepër interesante në javën e tretë të Superligës. Partizani dhe Vllaznia masin forcat në ‘Elbasan Arena” në një sfidë që premton spektakël dhe emocione të mëdha. Partizani vjen më e karikuar në këtë sfidë për shkak edhe të fitores në mesjavë, ndaj Tërbunit në Kupë, ndërsa Vllaznia u befasua nga Labëria.

Partizani do ketë shumë mungesa për këtë sfidë, me Dajan Shehi që mund ta nis nga stoli, ndërsa të sigurt jashtë kësaj sfide janë Dionis Çikani dhe Klevis Dragaj. Andrija Filipoviç pritet ta nis nga minuta e parë në krahun e djathtë të sulmit duke ulur në stol Kardozon.

Kaçe konfirmohet në mesin e fushës, ku shokë reparti do ketë Rrapaj e Kote. Ndërkaq në krahun tjetër, trajneri Brdariç e ka thuajse grupin e plotë, ku përjashtim bën mbrojtësi Bulatoviç.

Tekniku pritet të konfirmojë futbollistët titullarë që kanë luajtur në dy javët e para. Sfida mes Partizanit dhe Vllaznisë luhet duke nisur nga ora 19:45.