Partia e Macron ndryshon emrin, si do të quhet tani 

Partia e presidentit francez, Emmanuel Macron ka ndryshuar emër. Nga sot e tutje partia e Macron-it nga “La République en Marche”  do të quhet “Rilindja”. Anëtarët e partisë u takuan të shtunën në Car...
Partia e Macron ndryshon emrin, si do të quhet tani 
Foto: Partia e Macron ndryshon emrin, si do të quhet tani 

Partia e presidentit francez, Emmanuel Macron ka ndryshuar emër.

Nga sot e tutje partia e Macron-it nga “La République en Marche”  do të quhet “Rilindja”.

Anëtarët e partisë u takuan të shtunën në Carrousel të Luvrit, pak metra larg Piramidës ku presidenti më i ri i Republikës Franceze festoi fitoren e tij të parë të vitit 2017.

“Pa unitet, ekstremet do të fitojnë”, tha Macron, tashmë kryetar i “Rilindjes”, e cila fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në maj ndaj kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen, e cila fitoi 42% të votave.

Presidenti francez Emmanuel Macron fitoi ndaj rivales së tij të ekstremit të djathtë Marine Le Pen me një avantazh të qartë në zgjedhjet e së dielës, duke siguruar një mandat të dytë dhe duke shmangur kështu një tërmet politik në vend.

Zonja Le Pen e pranoi humbjen, por tha se do të vazhdojë luftën politike kundër Presidentit Emmanuel Macron në prag të zgjedhjeve parlamentare të qershorit.