Partia Demokratike Kosovë/ Enver Hoxhaj dhe kryesia e partisë japin dorëheqje

Pak kohë para zgjedhjeve në PDK Enver Hoxhaj ka dhënë dorëheqje nga kreu i Partisë Demokratike të Kosovës.

Hoxhaj tha se do të pushojë funksionin partiak, ai dhe Kryesia e partisë, deri në mbajtjen e Konventes më 3 korrik.

“Nga ky moment ne i pushojmë funksionet tona partiake deri në mbajtjen e Konventës, dhe i vetmi organ që do të jetë funksional është grupi punues i cili do të merret me organizimin e Konventes.

Dorëheqja ime dhe e kryesisë është akt demokratik statutor dhe përçon shembullin e mirë të një partie serioze, e cila do të dal më e fortë pas zgjedhjeve të 3 korrikut” -tha Hoxhaj.