Parlamenti shkarkon Presidentin, pas daljes së raportit të Venecias

Sekretari I Partisë  Socialiste  Arben Pëllumbi, pas përfundimit të zgjedhjeve në PS, u shpreh se mazhoranca është e vendosur për shkarkimin e presidentit Meta, por po presin raportin final të special...

Sekretari I Partisë  Socialiste  Arben Pëllumbi, pas përfundimit të zgjedhjeve në PS, u shpreh se mazhoranca është e vendosur për shkarkimin e presidentit Meta, por po presin raportin final të specialistëve të bazuar në raportin e Venecias.

Pyetjes së gazetarit se, mazhoranca është përfshirë në një beteje të ashpër me Presidentin e Republikës për Gjykatën Kushtetuese, pse mendoni ju që dekreti për Marsida Xhaferllarin është nul?

Doja të thoja se ne si mazhorancë dhe personalisht grupi parlamentar i PS-së e ka shprehur qëndrimin në raport me Presidentin e Republikës, për ne ai duhet të ishte i shkarkuar, gjithsesi ne vijojmë të gjykojmë se nuk ka ndryshuar gjë në mendimin tonë. Meta ka bërë një shkelje të rëndë me 30 qershorin, një shkelje të rëndë me kushtetutën , ne besojmë se ai vijon me shkeljet e veta të kushtetutës, tashmë e kemi të deklaruar dhe jemi në pritje të një raporti që duhet të përfundojë komisioni parlamentar, jemi në përfundim të një raporti nga Komisioni i Venecias dhe në këtë kuadër sapo të kemi raportin do të shprehemi në raport me qëndrimin tonë. Por sigurisht fjalën e fundit do ta thotë Gjykata Kushtetuese që duket se për këtë fjalë po bëhen edhe keto qëndrime.

Afati i komisionit hetimor për Presidentin, përfundon ne 8 dhjetor, a jeni te vendosur ti shkoni deri ne fund shkarkimit te Ilir Metës ?

Ne jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund vendimit për shkarkimin e presidentit por sigurisht është një vendim që varet dhe nga raporti me specialistët e fushës duke u bazuar dhe në raportin me përfundimet e Komisionit të Venecias, nëse presidenti i Republikës ka bërë shkëlje kushtetuese apo jo.

Ne do të votojmë raportin e këtij komisioni, por qëndrimin e kemi bërë me kërkesat për shkarkimin e presidentit dhe e përsërita se nuk është se kemi ndryshuar mendim, por ai ka bërë shkelje me kushtetutën./ old.apel.media