Parlamenti grek miraton me 284 vota pro dhe asnjë kundër zgjerimin e kufirit detar me 12 milje në detin Jon

Me një shumicë dërrmuese prej 284 deputetësh, projektligji i Ministrisë së Punëve të Jashtme për shtrirjen e zonës bregdetare të Greqisë në 12 milje detare në Detin Jon u miratua në Parlamentin grek.

Greqia vendosi sot të ushtrojë të drejtën e saj nga Ligji i Detit dhe Konventa e Gjirit Montego për shtrirjen e ujërave të saj territoriale në 12 milje detare, në zonën detare të detit Jon.

Projektligji i Ministrisë së Punëve të Jashtme për për zgjerimin në Detin Jon dhe Ishujt Jon deri në Kepin Tainaro në Peloponez mori 284 pro 16 vota apstenim dhe asnjë votë kundër.