Parashikimi i motit për ditën në vijim

Kjo javë do të sjellë përsëri ditë me diell e vranësira kalimtare. Sipas SHMU, më të përqendrura vranësirat, do të jenë përgjatë maleve e në jug të vendit. Mjegulla e mjegullina, përgjatë luginave e p...
Parashikimi i motit për ditën në vijim
Foto: Parashikimi i motit për ditën në vijim

Kjo javë do të sjellë përsëri ditë me diell e vranësira kalimtare.

Sipas SHMU, më të përqendrura vranësirat, do të jenë përgjatë maleve e në jug të vendit.

Mjegulla e mjegullina, përgjatë luginave e pranë sipërfaqeve ujore, përsëri do të gjejë kushtet e favorshme për tu formuar. Aty ku temperaturat do të jenë negative, mjegulla do të jetë e ngrirë.

Përsëri, si shkak i vlerave negative si në tabelë, ngricat do të jenë të pranishme.

Era, do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut e lehtë. Gjatë së hënës e të enjtes mesatare në brigjet detare. Deti do të jetë pak i valëzuar, ndërsa ditën e enjte i trazuar.