Gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha ka paralajmëruar publikimin e një video ku implikohet një kryetar bashkie.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha ka marrë shkas nga një SMS që mbërriti në telefonin e moderatorit.
Pavarësisht se nuk dha shumë detaje, gazetari tha se videoja është ende në proces verifikimi. Për këtë arsye publikimi i saj do të shtyhet edhe disa ditë.
“Nuk ka rëndësi nëse është Bashki e madhe apo e vogël, por ajo që bën çudi është fakti se si ka mundësi që persona të tillë, që kanë në dorë jetën e njerëzve të sillen në një mënyrë të tillë”,- u shpreh Hoxha./apel.media