Ylli i K-Pop, Goo Hara është gjetur e vdekur në moshën 28-vjecare, gjashtë muaj pasi paralajmëroi vetëvrasjen.
Këngëtarja u gjet e pa jetë, mbrëmjen e së shtunës në shtëpinë e saj në lagjen Gangnam’s Cheongdam. Ajo sapo kishte përfunduar një turne muzikor të suksesshëm në Japoni.
Kjo nuk ishte hera e parë që ajo tentonte të lëndonte veten. Në Maj ajo u gjet pa ndjenja nga menaxheri i saj në shtëpi. Në atë kohë ajo kishte postuar në Instagram një mesazh ku ishte shkruar “Mirupafshim.”
Ndërsa më vonë u kërkoi falje fansave teksa po trajtohej në spital. “Më vjen keq që shkaktova shqetësime. Për sa i përket shëndetit, unë po kurohem … Unë kam qenë në agoni për disa gjëra. Por tani e tutje, unë do të ruaj zemrën time dhe do të përpiqem të tregohem e shëndetshme”, shkruajti ajo./ apel.media