Paralajmërimi i kryeministrit Rama/ Në nëntor fillon furtuna

Kryeministri Edi Rama nis në Nëntor furtunën ndaj organizatave kriminale dhe ato që ai i quajti fenomeni i korbave KÇK apo kap ça të kapësh.

Përshtypje të bën fakti se Kryetari i Rilindjes socialiste Edi Rama nuk ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste, pasi sipas tij po merret me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar.

Mospjesëmarrjen e tij në Kongres Rama e lajmëroi nëpërmjet një statusi në Twiter:

“Kur dal përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava, zbrit se të vrava.

Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar+masat kundër KÇK që po finalizohen në letër.

Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK. Tani për Ohër ku nisin sot takimet për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal dhe nesër bëhet mbledhja e radhës ku janë ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor + partnerët europianë të nismave rajonale”,- shkruan Rama./apel.media