“Papritur ra në tokë”, zbardhet dëshmia e bashkëshortes së Pashko Ujkës

Është zbardhur dëshmia e bashkëshortes së Pashko Ujkës që u vra mbrëmjen e sotme me armë pranë banesës së tij.

Mësohet se bashkëshortja e Ujkës ka deklaruar para bluve se nuk ka kuptuar asgjë dhe se nuk ka dëgjuar zhurmë, por thjesht bashkëshorti i saj ka rënë në tokë papritur.

“Nuk kam parë asgjë dhe as nuk kam dëgjuar krisma. Kam parë Pashkon që është shtrirë në tokë. Nuk kemi asnjë konflikt apo përplasje”, ka thënë bashkëshortja e Ujkës në dëshminë paraprake para hetuesve në lidhje me atentatin ndaj të shoqit.

Nga informacionet deri më tani, mësohet se policia po heton në dy pista. Pista e parë është ajo që lidhet me punën e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës ndërsa pista e dytë e hetimit ka të bëjë me disa borxhe që ai ka akumuluar ndër vite.