Papës i ndodh e papritura, humb ekuilibrin nga era e fortë dhe rrëzohet në shkallët e avionit

Papa Françesku ka pësuar një incident, ndërsa ishte duke ngjitur shkallët e avionit në aeroportin “Eleftherios Venizelos”, në Athinë. Erërat e forta që po frynin sot në zonën e gjerë të aeroportit kan...

Papa Françesku ka pësuar një incident, ndërsa ishte duke ngjitur shkallët e avionit në aeroportin “Eleftherios Venizelos”, në Athinë.

Erërat e forta që po frynin sot në zonën e gjerë të aeroportit kanë bërë që Papa të humbasë ekuilibrin dhe të rrëzohet.

Rrëzimi ishte i lehtë dhe ai u ngrit sërish në këmbë pa u lënduar me ndihmën e një roje sigurie dhe kur mbërriti në hyrje të avionit, përshëndeti me buzëqeshje të pranishmit në eventin e tij zyrtar të lamtumirës.

Një skenë e ngjashme, në të cilën Papa Françesku kishte humbur ekuilibrin, kishte ndodhur shtatorin e kaluar, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.