Papa Francesku lutet për viktimat e tërmetit në Shqipëri

Në emër të Papa Françeskut, Sekretari Kardinal i Shtetit, Pietro Parolin, ka dërguar një telegram ngushëllimi për viktimat e tërmetit të së martës në Shqipëri.

Në telegram thuhet “zoti e bekoftë këtë popull, të cilin e dua shumë.”

“Dua të përshëndes dhe të shpreh afërsinë time me popullin e dashur shqiptar, i cili ka vuajtur shumë këto ditë. Shqipëria ka qenë vendi i parë në Evropë që kam dashur të vizitoj. Unë jam pranë të prekurve, lutem për viktimat, për të plagosurit dhe për familjet. Zoti e bekoftë këtë popull të cilin e dua shumë”,- është shprehur Papa Francesku gjatë lutjes së mëngjesit.

Nga tërmeti me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter që goditi Shqipërinë një ditë më parë, kanë humbur jetën dhjetra persona dhe janë plagosur qindra./apel.media