Panik në Angli, testohen 14-të persona për virusin kinez

Paniku për koronavirus ka kapur të githë vendet e botës. Në Mretërinë e Bashkuar 14-të persona u janë nënshtruar testeve për të parë nëse janë prekur nga virusi që deri tani ka prekur 820 persona.

Në Skoci u testuan 5 persona por rezultatet fatmirësisht ishin negative. Ndërsa tani nëntë të tjerë po presin rezultatet.

Nga 5 të testuarit 4 kanë qenë në Kinë për turizëm, bënë me dije autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar.

Në të gjithë botën janë prekur 820 persona, ndërsa sot në Kinë është shënuar edhe viktima e 25-të.