Pamjet-Vazhdon makthi i shembjes së urave në Itali/Pas Morandit shembet dhe një urë tjetër

Një pjesë e mbikalimit në aksin Torino – Savona është shembur. Sipas raportimit të mediave në shtetin fqinj, Itali bëhet fjalë për shembjen e një ure  rreth 30 metra të gjatë.

 

Mësohet se tashmë në vendin e ngjarjes ka shkuar zjarrëfiksja si dhe policia.

Deri në këtë moment nuk ka ende të dhëna për të lënduar. Disa dëshmimtarë  u shprehën se kishin parë se si rrjedha e ujit kishte  marrë me vete një makinë pa lënë asnjë gjurmë të saj.

Në këto kushte ende vazhdojnë kërkimet si dhe hetimet për shkaqet që sollën në këtë ngjarje./apel.media