Paloka ironizon Bashën/ Në betejë kundër diktatorëve dhe jo marrëveshje me ta

Deputeti i PD, Edi Paloka, ka reaguar pas skandalit të deputetit socialist Bujar Çela, ku ky i fundit uronte festat e nëntorit me foton e diktatorit Enver Hoxha. Paloka thekson se nuk është për t’u ha...
Paloka ironizon Bashën/ Në betejë kundër diktatorëve dhe jo marrëveshje me ta
Foto: Paloka ironizon Bashën/ Në betejë kundër diktatorëve dhe jo marrëveshje me ta

Deputeti i PD, Edi Paloka, ka reaguar pas skandalit të deputetit socialist Bujar Çela, ku ky i fundit uronte festat e nëntorit me foton e diktatorit Enver Hoxha.

Paloka thekson se nuk është për t’u habitur ky sinqeritet nga ana e rilindasit Çela, i cili tregoi dashurinë për Hoxhën, pasi sot ne në pushtet kemi mutacionin e diktatorit që sot mban postin e kryeministrit.

Postimi:

“Pse habiteni nga një deputet i paemër që në fund të fundit është treguar i sinqertë me veneracionin e tij për diktatorin?! Këta janë sot në pushtet! Diktatorin, në mutacionin e tij më të shëmtuar, e kemi sot kryeministër!

Problemi është se në vend që të jemi në shesh beteje për t’i çuar ku e meritojnë, ne me këta po kërkojmë të bëjmë marrëveshje për vetingun e politikanëve që do ta bëjnë po ata!!!”.