Paloka: Edi Rama kërcënon Prokurorinë që të mos hetohet

Akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha për fshehje të numrit të viktimave, ngjallën reagime të shumta nga ana e qeverisë dhe nga një grup mjekësh që i hodhën poshtë ato.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, në një intervistë të drejtpërdrejtë për media, ka thënë se Kryeministri Edi Rama po kërcënon Prokurorinë që të mos zhvillohen hetime në lidhje me këtë ngjarje.

“Nuk është rasti i parë që Rama kërcënon drejtësinë, gjykatat. Ky është kërcënim i hapur.  Padia është publike dhe në raste të tilla Prokuroria vepron vetë. I është bërë thirrje Prokurorisë të hetojë dhe mjafton që të verifikohen dokumetat e Morgut në spital.

Është kaq e thjeshtë, të marrë dëshmitarë, të pyesë. Rama e di se çfarë rezultatesh do të kishte nëse një Prokurori serioze dhe e pavarur do të shkonte të hetonte, prandaj e bën atë kërcënim.” – u shpreh Paloka.