Një nga zonat më të prekura nga tërmeti i fuqishëm është Thumana, pasi janë shembur tre pallate, ku humbur jetën shumë persona dhe të plagosur.
Sipas informacioneve të “Report Tv”, njëri nga pallatet e shembura në Thumanë, është shpallur i pabanueshëm që pas tërmetit që ra gjatë verës më 21 shtator.
Pavarësisht se u shpall i pabanueshëm, në pallat vazhdonin të qëndronin familje brenda, për arsye se nuk kishin ku të jetonin tjetër.
Fatkeqësisht tërmeti i ditës së martë qëlloi fatal për banorët e këtij pallati, ku një pjesë e tyre humbën jetën. Akoma nuk dihet nëse
Nëse do të zbatoheshin masat e sigurisë dhe pallati në fjalë do të ishte boshatisur që në shtator kur u dha alarmi, ndoshta familjet nuk do të përjetonin këtë tragjedi të madhe të humbjes së të dashurve të tyre.