Pakistan, 20 të vdekur dhe 300 të plagosur nga tërmeti 6 ballë

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në Pakistan, pasi vend iu godit nga një tërmet 6 ballë. Kjo u raportua nga autoritetet provinciale për menaxhimin e fatkeqësive në Balochistan, duke specifikuar ...
Pakistan, 20 të vdekur dhe 300 të plagosur nga tërmeti 6 ballë
Foto: Pakistan, 20 të vdekur dhe 300 të plagosur nga tërmeti 6 ballë

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në Pakistan, pasi vend iu godit nga një tërmet 6 ballë. Kjo u raportua nga autoritetet provinciale për menaxhimin e fatkeqësive në Balochistan, duke specifikuar se mbi 300 njerëz u plagosën. Mes viktimave ka edhe disa fëmijë, ndërsa dhjetëra shtëpi me mure baltë janë shembur.

Harnai është zona më e prekur, ndërsa tërmeti tronditi edhe rrethet Quetta, Pishin, Ziarat, Chaman dhe Sibi. Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në provincën e Balochistan.

Disa njerëz humbën jetën ndërsa punonin në një minierë qymyri, e cila u shemb për shkak të tërmetit.

Sipas autoriteteve lokale, numri i të vdekurve pritet të rritet. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të gërmojnë nëpër rrënoja në zonën e largët malore të Pakistanit.