Paketa fiskale, Komisioni Ekonomisë miraton projektligjet, shtyhet akciza e gazit për ngrohje

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, ka miratuar nen për nen dhe në tërësi, projektligjet e Paketës Fiskale të cilat shoqërojnë projekligjin “Për Buxhetin e vitit 2022”.

Kryetari I Komisionit të Ekonomisë Eduard Shalsi bëri të ditur dhe ndryshimet kryesore të këtyre projektligjeve:

Në projektligjin për taksat kombëtare

-U miratua vendosja e taksës kombëtare për qumështin pluhur (100 lekë/kg), për hirrë qumështi (150 lekë/litër), për pijet e homogjenizuara (16 lekë/litër) dhe për krem qumështi (150 lekë/ litër), taksave këto të vendosura me fokus sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

– U vendos taksa në masën 40 lekë/litër për lëndën djegëse të përdorur si karburant për mjetet lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi.

– Në projektligjin e akcizave: 

– U vendos si afat maksimal i zbatimit të politikës së rimbursimit për industrinë prodhuese, data 31 dhjetor 2023.

– Nisur nga situata aktuale e krizës energjitike, u vendos që aplikimi i unifikimit të çmimit të gazit me 6 lekë/litër për të gjithë përdoruesit të fillojë të aplikohet nga 1 korriku 2022.

-Në projektligjin për TVSH-në:

– U hoq përjashtimi nga TVSh-ja i inputeve bujqësore duke u zëvendësuar me vendosjen e një shkalle të reduktuar të tvsh-së në masën 10%.

– Në projektligjin për tatimin mbi të ardhurat: 

-U miratua, rritja e pagës dysheme të patatueshme (me tatim zero %), për të ardhurat nga paga në intervalin nga 0 (zero) deri në 40,000 lekë/muaj, përkundrejt intervalit 0 (zero) deri 30 000 lekë/muaj që është aktualisht./Monitor