Pak para votimit të qeverisë së re, Kryeministri Rama ndryshon kontratën me Pfizer

Kryeministri Edi Rama ka firmosur në datë 13 shtator 2021 ndryshime në kontratën e Shqipërisë me kompanizë Pfizer.

Gjithsesi këto ndryshime do të jenë sekrete ashtu si dhe vetë kontrata, të cilën Rama ka vendosur ta mbajë larg syrit të publikut.

Firma për këto ndryshime është dhënë në datë 13 shtator dhe vendimi është bërë publik në fletoren zyrtare ditën e sotme.

Rama e ka marrë këtë vendim teksa qeveria e mandatit të dytë vijon të jetë në pushtet dhe qeveria e re pritet të votohet në Parlament ditën e nesërme.

“Ndryshimet në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V., Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, bashkëlidhur këtij akti normativ, për shkak të sekretit tregtar, nuk do të publikohen në asnjë website të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare”, thuhet në VKM. (Dokumenti i plotë)