Pak ditë pas lindjes së vajzës, Elia Zaharia bën dedikimin e veçantë për princeshën (FOTO)

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij aktorja Elia Zaharia janë bërë për herë të parë prindër 8 ditë më parë.

Elia solli në jetë vajzën e saj të cilën vendosën që ta pagëzonin Geraldina, ashtu edhe si gjyshja e princ Lekës dhe bashkëshortja e Ahmet Zogut.

Rastësia solli që Geraldina e vogël të lindte në ditën kur mbretëresha Geraldinë u nda nga jeta, 22 tetor.

Elia Zaharia, teksa ka postuar disa foto mjaft të bukura, ka shkruar:

Të dashur miq, ju falenderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldine. Të qënit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment!Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë. Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve! Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldine të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, ta dojë dhe ta vlerësojë jetën, dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë!