Padia ndaj Dvoranit/ Meta: “Po i jap mundësi historike Reformës në Drejtësi”

Presidenti Ilir Meta ka nënshkruar ditën e sotme kallëzimin penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka publikuar fotot e padisë ndaj Dvoranin, shkresë të cilën do ta dërgojë në tre prokurori.

Presidenti Meta shkruan se me anë të këtij veprimi po i jep mundësinë historike Reformës në Drejtësi.

“Të dashur qytetarë!

Sapo nënshkrova kallëzimin penal të premtuar ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z.Ardian Dvorani. Si President i Republikës, po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj”,- shkruan Meta./apel.media