Pacolli dorëzon banesat e reja në Thumanë: Godina të ndërtuara sipas standardeve europiane

Ish-presidenti i Kosovës dhe biznesmeni Behgjet Pacolli bën me dije se sot në Thumanë janë dorëzuar banesat e ndërtuara për familjet e prekura nga tërmeti.

Përmes fotove të postuara në rrjetet sociale, ai njofton se godinat janë ndërtuar sipas standardeve më strikte evropiane.

Ai shton se financimi i projektit ka pasur një kosto mbi mbi 1.250.000 euro është realizuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.

Pacolli: Së bashku me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, vëllezërit e mi Afrimin dhe Rrahimin, dhe bashkëpunëtorët e mi Valonin, Nelsonin, Dritonin dhe kooperuesit tjerë, sot në Thumanë dorëzuam banesat e ndërtuara për familjet e prekura nga tërmeti. Nga afër, përjetuam pamjet transformuese të këtij blloku të mrekullueshëm banimi të ndërtuar sipas normave strikte europiane, pra një ambient me ndërtesa moderne, ngjyra të bukura, shëtitore, hapësira të gjelbra, lodra për fëmijë, hapësira për aktivitete tregtare, për aktivitete biznesi të ri etj. Financimi i projektit (mbi 1.250.000) është realizuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”. Gjej rastin të falënderoj familjarët e mi, bashkëpunëtorët, dhe të gjithë ata që morën pjesë në punë për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme humanitare. Zoti i bekoftë familjet shqiptare kudo që janë!

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/436702087818688