Pacientja e moshuar ndërron jetë nga Covid-19 tek Infektivi pak orë pasi u intubua

Gjatë ditës sotme, një 70-vjeçare ka ndërruar jetë nga Covid-19.

Burime për mediat bëjne dije se e moshuara nuk kishte shumë kohë që ishte shtruar dhe fatkeqësisht e ka humbur betejën me virusin.

Ndërkaq i infektuar ka qenë edhe bashkëshorti i saj, por ai ia ka dalë ta fitojë betejën me Covid dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Kurse e moshuara ishte në gjendje të rëndë dhe e intubuar para se të ndërrojë jetë.