Pa ndjenja!/ Mërgim Mavraj del nga fusha me barrelë (Foto)

Greuther Fürth jo vetëm humbi dy pikë në ndeshjen ndaj Erzgebirge Aue, por edhe një lider. Qendërmbrojtësi Mërgim Mavraj plagosi kokën në një përplasje me portierin e tij, Sascha Burchert, dhe u desh të zëvendësohej herët. Ishte minuta e 17-të e ndeshjes (1-1), kur portieri i Fürth, Burchert, grushtoi topin në zonën e rrezikut, pas një goditje këndi nga Auer. Fatkeqësisht, ai kapi mbrojtësin e vet qendror, Mavraj, në kokë.

https://streamable.com/o/f0ci6s#?secret=CJb1KQqoQPhttps://platform.twitter.com/embed/index.html?dnt=true&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1309536592332234753&lang=en&origin=https%3A%2F%2Ftelesport.al%2Fdemtim-horror-mavraj-pa-ndjenja-del-nga-fusha-me-barrele%2F&theme=light&widgetsVersion=219d021%3A1598982042171&width=550px

Shqiptari ra në tokë thuajse pa ndjenja, duke krijuar frikë të madhe. Pas një pauzë 4-minutëshe në trajtimin e mjekëve të skuadrës, veterani 34-vjeçar, i cili kishte humbur ndjenjat për një kohë të shkurtër, u desh të zëvendësohej dhe të dilte nga fusha me barelë. Edhe pak pas ndeshjes, përgjegjësit e skuadrës nuk dinin asgjë më shumë për shëndetin e gjermano-shqiptarit. “Nuk ka asgjë konkrete akoma. Gjëja më e rëndësishme është që të jetë i vetëdijshëm. Shpresojmë se nuk ka asgjë të keqe dhe do të kthehet shpejt”, – tha trajneri i Fürth, Stefan Leitl, në “Sky”.